Zyra për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara ka njoftuar se një ekip i ekspertëve ndërkombëtar do të kryej hetimin e vrasjes së gazetarit arab, Jamal Khashoggi.
Raportuesja speciale e OKB-së, Agnes Callamard, ka thënë se këtë të enjte do të udhëtojë për në Turqi, një javë para nisjes së “hetimit ndërkombëtar” për vrasjen që ndodhi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor.
Në njoftimin e kësaj zyre thuhet se Callamard do të jetë e shoqëruar nga Helena Kennedy dhe Duarte Nuno Vieira në vizitën në Turqi që do të zhvillohet nga 28 janari deri më 3 shkurt.