OKB shpreh shqetësim për banorët e provincës Idlib

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 11:58 | Nga

Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim të hënën, pas përshkallëzimit të luftimeve dhe sulmeve ajrore në provincën Idlib, pasi është thënë se 2.5 milionë civilë “nuk kanë ku të shkojnë” brenda shtetit të tyre, transmeton Reuters.

Koordinatori rajonal i OKB-së për ndihma në Siri, Panos Moumtzis, u ka bërë thirrje fuqive botërore të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës dhe të parandalojnë gjakderdhjen në Idlib.

“Jemi të brengosur për 2.5 milionë persona që po largohen drejt Turqisë. Nuk ka vend tjetër brenda Sirisë ku mund të shkojnë”, ka thënë ai në një konferencë për media në Gjenevë.

Një konvoj me ndihma ka arritur në Duma, jashtë Damaskut të dielën, mirëpo Qeveria Siriane nuk e ka lënë stafin e OKB-së ta shoqërojë mjetin, ka thënë Moumtzis.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme