Oliver Ivanoviqi transferohet në Burgun e Gërdovcit

Prishtinë | 14 Nën 2016 | 15:30 | Nga

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka transferuar katër të burgosur nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë në Burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdovc afër Podujevës, ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë (MD).

Burimet e Ekonomia Online saktësojnë se në mesin e katër të transferuarve janë dhe Oliver Ivanoviqi e Slobodan Gavriq nga Beogradi, i dënuar me 13 vjet burg për terrorizëm në Kosovë.

“Ky transferim është kryer në bazë të vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, dhe në bashkëpunim me organet tjera të sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e MD-së.

“Burgu i Sigurisë së lartë në Gërdofc është institucioni i ndërtuar për vendosjen e të gjithë të burgosurve me rrezikshmëri të lartë dhe shumë të lartë dhe atyre me dënime të gjata, bazuar në vlerësimin individual të rrezikshmërisë”.

MD thekson që në mënyrë që të gjithë të burgosurit të marrin trajtimin adekuat, Burgu i Sigurisë së Lartë, ka pranuar në vitin 2013 staf korrektues të përkatësisë etnike serbe, të cilët tani janë angazhuar në punë me këtë kategori të burgosurve.

Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës e ka dënuar Oliver Ivanoviqin me 9 vjet burg për krime lufte në Kosovë ndaj popullatës civile, gjatë viteve 1999-2000. Ivanoviqi, pas luftës, ka themeluar një subjekt politik dhe ka mbajtur funksione në institucionet e Kosovës, përfshirë anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Grevë urie në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut

Të burgosurit në Qendrën e paraburgimit në Mitrovicë të veriut kanë filluar grevën e urisë. Greva është nisur pas transferimit të katër të burgosurve që më parë ishin në këtë qendër, për të vazhduar mbajtjen e dënimit me burg në burgun e Podujevës.

Katër të burgosurit, në mesin e të cilëve është edhe Slobodan Gavriq nga Beogradi, i dënuar me 13 vjet burg për terrorizëm në Kosovë, janë serbët e vetëm në burgun e Podujevës.

Të burgosurit tjerë në Mitrovicë të veriut, në mesin e të cilëve është edhe Oliver Ivanoviq, kanë vendosur të fillojnë grevën e urisë. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë , zëvendësministri i Drejtësisë i Qeverisë së Kosovës, Nysret Hoxha.

Në Qendrën e paraburgimit në Mitrovicë të veriut janë rreth 40 persona, në mesin e të cilëve edhe persona që janë të dënuar me burg.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme