Gazetari Parim Olluri ka reaguar pas vendimit të Qeverisë që nëpërmjet Ministrisë së Financave, të paguhet kartoni i gjelbërt për mërgimtarët.
“Ne pushtet: Tash meqe s’po mundet me marre asnje vendim kunder atyre qe i quante mafioze, Qeveria Kurti paska marre vendim qe Ministria e Financave te paguaje kartonin e gjelbert per mergimtaret.
E paska hjeke haraçin nga mergimtaret dhe e paska transferu te taksat tona. Ne qe jetojme ne Kosove tash e paguajme kete haraç”, shkruan Olluri.
Shkrimi i plotë:
Wow,
Kjo eshte marrja ma e madhe qe ka ndodhur ne dekaden e fundit, ne kete vend.
Kur Vetevendosje ishte ne opozite thoshte se megimtaret po i paguajne haraç kompanive te sigurimeve sepse Thaçi me dosta po e lejojne kete.
Premtonte se kur te vinte ne pushtet do ta largonte kete haraç. I quante organizate mafioze industrine e sigurimeve.
Ne pushtet:
Tash meqe s’po mundet me marre asnje vendim kunder atyre qe i quante mafioze, Qeveria Kurti paska marre vendim qe Ministria e Financave te paguaje kartonin e gjelbert per mergimtaret.
E paska hjeke haraçin nga mergimtaret dhe e paska transferu te taksat tona. Ne qe jetojme ne Kosove tash e paguajme kete haraç.
Pse?
Sepse Kurti paska vleresuar se keshtu e mashtron elektoratin e tij ne diaspore. E largon haraçin nga njerezit qe vijne njehere ne vit ne Kosove, te cilet tash e duartrokasin kete vendim sepse nuk ndalen ne kufi per ta paguar. Dhe e paguajme ne qe jetojme ne Kosove dhe qe jemi te parendesishem per votat e VV-se, kur aksioni i mashtrimit te diaspores perfundon me sukses.