Olluri: A i keni tregu 107 vjeçares që e votoi Albin Kurtin, se i kanë zbritur shtesat për pensione për 20 euro

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i gazetës “Insajder”, Parim Olluri, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro, në krahasim me tre muajt e fundit.

Në mbledhjen e djeshme, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka marrë vendim për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro.

Pas këtij lajmi ka reaguar drejtori i Insajderit, Parim Olluri, me anë të një shkrimi në Facebook.

Olluri ka pyetur nëse lajmin për zbritje të shtesave në pension ia kanë dhënë Xhezide Aliut, plakës 107-vjeçare që në zgjedhjet e fundit tha se ka votuar për Albin Kurtin.

“A i keni tregu Xhyzides, plakës 107 vjeçare qe u përdorë për fushate, qe Albin Kurti ia ka zbritur për 20 euro shtesën pensionale? Gjynah plaka”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme