Drejtori i gazetës Insajderi, Parim Olluri pas intervisitmit nga policia, ka thënë se presioni publik detyroj pushtetin qe te tërhiqet për momentin nga aksioni i sotshëm për frikësimin e Insajderit.
Ai përmes një postimi në Facebook ka kritikuar veprimin e prokurorisë e policisë në zyre e këtij mediumi, ndërsa ka shtuar se gazetari i Visar Duriqi që është rrahur brutalisht, nuk është njoftuar për arrestimin e sulmueseve.
Postimi i plotë i tij:
Shpetuam!
Presioni publik detyroj pushtetin qe te terhiqet per momentin nga aksioni i sotshem per frikesimin e Insajderit. Ju falemnderit te gjitheve per reagimet.
“Era shtet” i vijke sot paradite. Reagim ne shpejtësi te dritës. Me sabah prokurori i ka derguar policet e krimeve te renda ne zyre te Insajderit.
Perndryshe, ka nje muaj e gjysme qe Visar Duriqi i Insajderit eshte rrahur brutalisht. Askush deri me tash nga Prokuroria e Policia nuk me ka thirre me me informu qe jane arrestuar sulmuesit. Nuk eshte prioritet ky rast per shtetin tone.
Por, prioritet qenka thirrja e nje ministri e bere naten e se premtes. Ai kerkoj mbreme ndeshkimin e Insajderit, shteti u mobilizua me sabah per te na frikesuar.
Ju bejme me dije qe Insajderi nuk frikesohet nga asnje pushtet. Jane munduar mjaftueshem edhe pushtetet e kaluara qe te na frikesojne. Nuk ia kane arritur qellimit. Puna vazhdon. Hulumtime tjera pritet te publikohen. Edhe me te ndjeshme. Ne e kryejme punen tone.