Olsen: S’do ta kemi të lehtë ndaj Kosovës, s’ka favorit absolut në grup

Prishtinë | 09 Sht 2018 | 19:44 | Nga

Në konferencën për media përzgjedhësi i Kombëtares së Ishujve Faroe, Lars Olsen dhe kapiteni Ateli Gregerson kanë bërë një përshkrim të ekipit të tyre.

Olsen tha se, “ne vijmë këtu pas një fitoreje kundër Maltës e cila shfaqi një lojë të mirë dhe kjo na ndihmon shumë. Kosova ka një ekip të mirë dhe ata barazuan me Azerbajxhanin. Nuk do të jetë e lehtë dhe luajnë para publikut të vet e sa kam dëgjuar në stadium nesër do të jenë 12 mijë deri në 13 mijë adhurues dhe këtë mbështetje do ta ndjejnë edhe futbollistët në fushë”.

Më tutje Olsen është shprehur se përkundër Kosova është favorit, ka deklaruar se nuk ka favorit absolut në këtë grup, transmeton Koha.net.

“Ne jemi takuar në Frankfurt me Kosovën ku humbëm 2:0, por ka kaluar një kohë e gjatë dhe shumë futbollistë nuk janë e nuk di në anën e Kosovës a janë ata futbollistë pasi nuk kam njohuri për përbërjen. Ndonëse në grupin tonë Kosova është favorite në letër, por unë mendoj se kemi një grup shumë të baraspeshuar dhe nuk ka favorit absolut. Ne kemi pritur gjatë për këtë dhe do të orvatemi të bëjmë më të mirën dhe ndeshjet në shtëpi janë mjaft të rëndësishme”, ka thënë ai.

Pas konferencës për media Kombëtarja e Ishujve Faroe mbajti seancën stërvitore në “Fadil Vokrri”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme