Banorët ulen të gjithë për të ngrënë drekë dhe nisin të flasin për planet e tyre pas natës finale të Big Brother, e cila do të jetë këtë të shtunë.
Fiorentina i thotë Olsit se do të flejë nga ai pas daljes, por Olsi ka të tjera plane. “Unë nuk do të fle në shtëpi ditën e parë”, ja kthen ai.
Ndërkohë edhe Lupçe e Katerina bëjnë plane, por në ndryshim nga Olsi dhe Fiorentina, ata thonë se do të shkojnë në shtëpi. “Në Pustec do të shkojmë ditë tjetër, jo menjëherë”, thotë Lupçe.