OneLife Rally 2024 ka mbërritur në Prishtinë, duke iu ofruar entuziastëve dhe të gjithë të interesuarve mundësinë unike për të parë nga afër 80 super makina të jashtëzakonshme, të takojnë personalitete të njohura të botës automobilistike si dhe të shijojnë atmosferën festive.
Advan Plakolli nga “Marakli të Kerreve”, ka thënë se ky është viti i dytë që organizohet ky event dhe se është duke u pritur mirë.
“Jemi zgjedhur në mesin e 7 shteteve. Çdo vit vetëm po rritet numri. Ky është viti i dytë që po mbahet në shesh dhe ky vit duket i jashtëzakonshëm. BMV-ja është vetura më e pëlqyer”, tha Plakolli.
OneLife Rally 2024 ka nisur nga Tirana dhe do të përfundojë në Ljubljanë.