Operacion kundër fajdeve në Gjakovë, arrestohen pesë persona

Prishtinë | 18 Tet 2022 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Pesë persona janë arrestuar të martën pas një operacioni të Policisë së Kosovës kundër fajdeve, i cili ka filluar rreth orës 06:00 të mëngjesit në qytetin e Gjakovës dhe në rrethinë të saj.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Sipas tij, në këtë operacion i cili po zhvillohet në shtatë lokacione janë konfiskuar armë, automjete si dhe prova të tjera që lidhen me veprën “fajde”.

“Aksioni ka filluar rreth orës 06:00 të mëngjesit në shtatë lokacione, në Gjakovë dhe rrethinë të saj. Janë arrestuar pesë persona si dhe janë konfiskuar armë, vetura dhe prova të tjera që lidhen me veprën”, ka thënë Graishta.

Të ngjashme