Operacion për asgjësimin e kanabisit, qëllohet me armë ndaj policisë në Malësi të Madhe

Prishtinë | 21 Gus 2024 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Efektivët e policisë në Malësinë e Madhe janë përballur me një situatë tepër të rrezikshme gjatë një operacioni për zbulimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis sativa.

Teksa po i afroheshin një parcele më bimë narkotike në Repisht, një person i armatosur ka qëlluar me armë në drejtim të policisë.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të lënduar, teksa në vendngjarje janë nisur trupat e FNSH dhe Renea.

Personi që qëlloi ndaj policisë ende nuk është identifikuar, ndërkohë që policia po rrethon zonën për të mundësuar kapjen e tij.

Të ngjashme