Policia greke vijon operacionin nga ajri, deti e toka kundër trafikut të drogës. Mësohet se deri tani policia ka gjetur rreth 1 ton marijuanë të fshehur në ishullin e vogël Piperi në zonën e Alonisit.
Droga ishte e fshehur në një shpellë në brendësi.
Më herët mediat greke raportuan se drejt ishullit Skopelou në zonën e Sporadhës u nisën forca ajrore dhe njësia amfibe e policisë greke.
Dyshohet se në ishull veç lëndëve narkotike, ndodhen edhe trafikantë shqiptarë të drogës, të fshehur pas operacionit detar për goditjen e një rrjeti të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi-Turqi.