Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim.
Dyshohet se oficeri i policisë Gentjan Meda ka rënë nga një lartësi gjatë kapjes së një të kërkuari, duke pësuar goditje në kokë dhe është transportuar me helikopter drejt ‘Traumës’ në Tiranë, ndërsa kolegu i tij, shtetasi me iniciale B.Gj ka thyer këmbën, raporton Top Channel.
Si ndodhi ngjarja?
Personi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Klodian Llomi (Mazari), ka tentuar të ikë nga vendngjarja, ndërsa efektivët u hodhën mbi një mur për ta kapur, por mbetën të lënduar.
Përpjekjet e forcave “Shqiponja” u shpërblyen me arrestimin e të kërkuarit, i cili rezulton i dënuar me 6 vjet e 7 muaj burg për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.