Operacioni ‘Ura’ vë në pranga tre persona të dyshuar

Prishtinë | 29 Qer 2018 | 16:14 | Nga

Me qëllim të luftës kundër të gjitha dukurive negative Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, kanë realizuar operacionin policor të koduar “URA”, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar.

Të dyshuarit e arrestuar lidhur me këtë rast dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ të sanksionuara nga neni 372 i KPRKsë.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar në këtë rast janë:

  • M. S.                           lindur me 1972                     m/sh/k
  • J. G.                             lindur me 1982                     m/sh/k
  • Sh. K.                          lindur me 1974                     m/sh/k

Lidhur me rastin, me urdhëresë të gjykatës kompetente, janë kontrolluar 3 (tri) lokacione shtëpi me objekte përcjellëse të ndryshme në Skenderaj, me ç ‘rast janë sekuestruar:

  • 6 armë (1 AK 47, 3 të gjata, 2 revole),
  • municion 271 cal të ndryshëm,
  • 7 karikatorë.

Tre personat e dyshuar për kryerjen e veprave penale janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje.

Ky operacion policor është mbështetur nga njësitet speciale operative, njësitet me qenë (K 9) dhe njësitë e rajonit të Mitrovicës.

Të ngjashme