Operatorët turistikë: Qytetarët duhet të mësohen që të rezervojnë më herët pushimet

| 11 Nën 2023 | 13:19 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kompania kosovare “Sharr Travel” dhe resorti turistik “Fafa” kanë prezantuar ofertat e tyre për muajt nëntor (Ditën e Flamurit) dhe dhjetor, për kosovarët.

Për dy net/ tri ditë qëndrimi me mëngjes dhe darkë, në këtë hotel në Golem, do të kushtojë vetëm 89 euro, raporton Ekonomia Online.

Pronarët Ruzhdi Kurtishaj dhe Fatos Cerenishti, në një konferencë për medie, ju bënë thirrje kosovarëve që të prenotojnë sa më herët, që të përfitojnë oferta më të lira

“I lus qytetarët që mos ta lënë që ta bëjnë rezervimin për pushime në ditët e fundit”, tha Kurtishaj.

“Në Fafa Premium është zhvilluar, është bërë pishina më e mirë, Fafa përmes Sharr Travel është e shtrirë në gjithë Kosovën, tashmë kemi dal në oferatat vjeshtë-dimër. Qëndrimi për tri ditë mëngjes, darke për vetëm 89 euro, jam krenar për bashkëpunimin më Fatosin, i bëjë thirrje qytetareve Durrësit, Lezhës dhe gjithë Shqipërisë ta vizitojnë Kosovën dhe të vijnë në Kosovë. Do të kemi edhe zyrën në Tirane dhe Lezhë për të sjellë për të gjithë turistet ta shfrytëzojnë Kosovën, biletat mund t’i marrin në Sharr Travel dhe Blue Travel direkt për në Fafa”.

Ndërsa, Cerenishti nga Fafa Premium tha së vitin janë duke e mbyllur suksesshëm, duke shtuar se numri i turisteve nga Kosova ka qenë i njëjte si vitin e kaluar.

Ai ka thënë se 17% e GDP-së së Shqipërisë vjen nga turizmi dhe degët e lidhura.

“Këtë vërë sa po e mbyllin numri i turisteve nga Kosova ka qene po i njëjte si vitin e kaluar, tregu i Kosovës ka qenë prezent në të gjitha strukturat. Urojë që ky bashkëpunim të vazhdojë sa më gjatë, dhe bregdeti të jetë sa më i frekuentuara , faleminderit për punën për turizëm.17 për qind e GDP-së së Shqipërisë vjen nga turizmi dhe degët e lidhura. Por kjo është ende larg, Mali i Zi për shembull ka 30%”, tha ai. 

Sharr Travel dhe Fafa i kanë falënderuar gazetarët që po promovojnë turizmin mbarëshqiptar.

Të ngjashme