Përkrahësit e opozitës u mblodhën jashtë ndërtesës së Radio Televizionit Publik të Serbisë për të bllokuar hyrjet në mënyrë që t’ia ndalojnë hyrjen e presidentit Aleksandar Vuçiq që ishte i ftuar në një emision.
Bosko Obradoviq, udhëheqësi i partisë opozitare Dveri, iu ka bërë thirrje mbështetësve që të mblidhen para RTS-së gjatë gjithë ditës përmes Twitter, njofton Klan Kosova.
Megjithatë , pak pasi kishte arritur Vuçiq në këtë objekt ka njoftuar se ai ka arritur atje.
“Mbërriti në RTS. Faleminderit të gjithë njerëzve për mbështetjen. Përgatitjet e fundit para emisionit”, ka shkruar ai.
Po kjo nuk kaloi pa incident.
Pas përfundimit të intervistës dy burra u përpoqën që të thyenin sigurinë e presidentit me një veturë Mercedes duke depërtuar kordonin në rrugë që shërbente për kujdestarinë e tij.
Dy personat më pas u arrestuan nga policia.
Videot mund t’i shihni në linkun e mëposhtëm.