Opozita parlamentare e ka bojkotuar punën e Komisionit për Arsim, ku pritet të shqyrtohet Projektligji për tekste shkollore, i cili dyshohet se nuk i ka pasur votat e mjaftueshme për t’u miratuar në Kuvend.
Kjo mbledhje u përfundua në mungesë të kuorumit, raporton Ekonomia Online.
Të pranishëm në këtë komision ishin vetëm deputetët e mazhorancës dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Sipas tyre, ata nuk do të marrin pjesë në këtë Komision për të shqyrtuar “Ligjin e kontrabanduar” për shkak se, sipas tyre, nuk ka pasur kuorum për t’u miratuar.
Ndërsa, nuk u caktua ndonjë datë tjetër për mbledhjen e radhës së Komisionit.