Opozita e shqetësuar me ikjen e mjekëve dhe me mosvotimin e Projektligjeve të tyre

Prishtinë | 24 Jan 2023 | 11:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partitë opozitare kanë pasur ankesa sa i përket votimit të Projektligjeve në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Ankesat u adresuan për shkak se Projektligjet e tyre nuk po përkrahen nga mazhoranca, raporton Ekonomia Online.

Debat krijoi edhe ikja e profesionistëve shëndetësor nga vendi si dhe mospjesëmarrja e ministrave në këtë Komision.

Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu, ka deklaruar se nuk do të votojë asnjë projektligj, pasi të njëjtën nuk e ka bërë mazhoranca me Projektligjet që i ka sjellë kjo parti për votim.

“Ne si opozitë gjithashtu kemi promovuar 3 projektligje, të cilat nuk kanë marrë aprovimin as në komision as në Kuvend nga mazhoranca, dhe unë nuk do të votoj asnjë projektligj në komision”, tha ajo.

Ndërsa kolegu i saj i partisë, Bekim Haxhiu, pati tjera ankesa. Shqetësuese për të është ikja e profesionistëve shëndetësor si dhe mospjesëmarrja e ministrave në këtë Komision.

“Kemi takuar bordin e ShSKUK-së, kemi qenë në vizita, i kemi parë problemet nga afër por nuk i kemi adresuar për t’i zgjidhur. I kemi pasur mbi 1 mijë punëtorë që e kanë braktisur sektorin e shëndetësisë. Shërbimin shëndetësor qytetarët e kërkojnë në sektorin publik, mirëpo në pamundësi për ta marrë, shkojnë në sektorin privat. Mosftesa e ministrave në komision unë mendoj që ka qenë e qëllimshme. Pse ne duhet t’ua votojmë juve projektligjet që i sillni, kur ju nuk i keni votuar projektligjet që ne i kemi sjellë. Këto vërejtjet që janë nga profesionistët shëndetësor duhet të jenë plan i komisionit këtë vit. Unë mendoj se ky plan ishte tërësisht i papërmbushur, plani më i dobët që kam parë”, u shpreh Haxhiu.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj nuk ka marrë pjesë në votimin e këtij projektligji. Të njëjtën e ka bërë edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i cili tha se ky projektligj ka mangësi.

“Ai i cili e ka vendos që me këtë ligj të shfuqizohet ligji anti-covid, ka qenë duke mbledhur materiale. Por është me mangësi të madhe. Krejt materia e brendshme nuk flet. Ligji është bërë pak për nguti”, ka shtuar ai.

Ndërsa deputeti i VV-së, e ka vlerësuar pozitivisht Ligjin e Pagave për sektorin e shëndetësisë.

“Unë mendoj që buxheti dhe ndarja e buxhetit ka qenë lajm i mirë. Mendoj që ligji i pagave për shëndetësisë është i mirë”, tha Shkreta.

Ndërsa kryetarja e këtij Komisioni, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, përmendi vërshimet e fundit në Kosovë, teksa tha se nuk ka rrezik për shpërthim të ndonjë epidemi.

Të ngjashme