Anëtarë të opozitës së Venezuelës po kërkojnë nga komuniteti ndërkombëtar që të dënojnë arrestimin e deputetëve në shtetin e kapluar nga kriza.
Antonio Ecarri është opozitar nga Venezuela por për momentin qëndron në Spanjë. Ai tha të enjten që arresti i zëvendës presidentit të kuvendit, Edgar Zambrano dhe akuzat ndaj shumë opozitarëve të tjerë janë një përpjekje për të heshtur popullin e Venezuelës.
“Indiferenca nuk është një opsion”, thotë Ecarri prej Madridit.
Ai është shoqruar nga Euduro Gonzalez, një deputet i Venezuelës që është në ekzil. Gonzales thotë që grupi i kontaktit i drejtuat prej Bashkimit Evropian duhet që të merrë çështjen e Venezuelës me seriozitet.
Edhe pse ky grup konsideron qëllimin e opozitës për zgjedhje të lira dhe të drejta në Venezuelë si të drejtë. Por ata konsiderojnë qeverinë e Nicolas Maduro si anëtarë të nevojshëm të një koalicioni që do mundësonte një tranzicion të qetë.