Opozita e vlerëson “të pavërejtshme” punën njëvjeçare të presidentes Vjosa Osmani

Prishtinë | 04 Pri 2022 | 17:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyrtarë të dy partive opozitare, PDK dhe AAK, kanë folur për Ekonomia Online lidhur me punën e presidentes Vjosa Osmani, e cila e mori detyrën, pikërisht një vit më parë.

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se presidentja Osmani është sjellë si një marionetë e kryeministrit Albin Kurti, ndërsa Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se “nuk ka parë ndonjë rezultat”.

“Zonja Osmani është e pavërejtshme. Më shumë është vërejtur si një marionetë e Qeverisë Kurti. Pra nuk kemi parë që ka luajtur rolin e vet si zyrtar i cili duhet të krijojë unitetin kombëtar”, ka thënë Gjoshi, për Ekonomia Online.

Sipas Gjoshit, presidentja ka ndërhyrë për interesa të Qeverisë, përshirë edhe momentin kur ka dashur të suspendojë zgjedhjet, me arsyetimin e gjendjes së pandemisë.

“Mandej ndërhyrjet në Komisionin Qendror Zgjedhor, të cilat janë argumentuar edhe nga BE-ja”.

E shefi i deputetëve të AAK-së, Tahiri, tha se nuk ka vërejtur ndonjë rezultat që mund të veçohet që nga emërimi i Osmanit në postin e presidencës.

“Sot është bërë një vit nga emërimi i presidentes Vjosa Osmani. Nuk kam ndonjë vlerësim për shkak se nuk kam parë ndonjë rezultat në këtë temë”.

“Ndërsa sa i përket çështjeve të zbatimit të kushtetues ajo ka pasur një raportim të rregullt”, ka shtuar ai.

Të ngjashme