Opozita është dashur t’i bojkotojë zgjedhjet!

Prishtinë | 04 Qer 2026 | 15:21 | Nga Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA


Fuqia e parasë përcaktues për rezultat:
Është hera e tretë që këmbënguli që opozita ka gabuar shumë që po merr pjesë në
zgjedhje . Sidomos pasi Kurthi ndau 200 milionë euro si ” ndihma për zbutje të
inflacionit ” si dhe 2 milionë euro për bileta aeroplani për diasporën nga data 1 qershor
2026 e tutje . Edhe kjo është ekskluzivisht për blerje të votave. Prenotimi i biletave të
autobusit për diasporën ka filluar menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve , në mënyrë të
organizuar dhe me para të bizneseve të pushtetit, oligarkëve të Kurthit , tenderëve
njëburimorë dhe parave të pista të Martin Strujës , me vëllaun nga biznesi – Vuk
Hamoviq . Albin Kurthi nuk ka lënë mjet pa përdorur për të ardhur në pushtet , nuk lë gjë
pa bërë për të qëndruar në pushtet ! Ka emëruar në këtë kohë militantë partiakë në
poste të larta institucionale , ka kapur të gjitha bordet , KGJK , KPK , AKI , diplomacinë ,
mediat , institucionet e pavarura etj. Ka ushtruar dhunë të paparë ndaj mediave të
pavarura , ka dhunuar vendimet e GJK kur nuk ishin në favor të tij.

Ka linçuar dhe kërcënuar publikisht Blerim Isufajn duke e dhunuar konkursin publik. E do prokurorin
dhe prokurorinë personale , diktatori ! E ka shtrirë për toke ASHAK – ës dhe tash po
përpiqet ta ringjallë duke e bërë ” akademikun e kanalizimeve ” Agim Bahtirin –
paqurkën në krye të kësaj akademie. Brutalisht ka sulmuar UÇK – në , luftëtarët e lirisë
, familjet emblematike Jashari dhe Haradinaj , ka dhunuar të drejtat e të burgosurve
politikë , ka qenë mik i Gjykatës Speciale Raciste në Hagë kundër Hashim Thaçit ,
Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit. Duke e luftuar patriotizmin dhe patriotët , duke e
luftuar Bacë Adem Demaçin përmes margjinalizimit , ka favorizuar filoserbët dhe
neojugosllavët. Merreni listën e kandidatëve të propozuar nga LV për deputetë ; nuk
gjeni as 10 përqind që kanë kontribuar personalisht dhe familjarisht për shqiptarët ,
Kosovën dhe shqiptarinë , pjesa tjetër kanë qenë në anën antikombëtare.

Ose , merreni kabinetin qeveritar , aty nuk ka patriotë , ka të tillë që e kanë trashëguar
patriotizmin por që po sillen për faqe të zezë ! Më përgënjeshtroni me fake , urdhëroni .
Në këto rrethana është e pamundur të mundet me vota Albin Kurthi sepse i ka paratë e
shtetit kurse opozita nuk ka asgjë. Albini i blenë votat , bashkë me ndonjë deputet të
opozitës , nëse i duhet . Në çastin kur Kurthi i ka ndarë mbi 200 milionë euro për blerje
të votave , opozita është dashur të deklarohet publikisht se nuk merr pjesë në zgjedhje
të blera dhe menjëherë është dashur të fillojë me organizimin e protestave . Sa ta ketë
Kurthi kuletën e shtetit të cilën e keqpërdorë si në ” bahqe të babës ” opozita nuk ka çka
të kërkojë në zgjedhje sepse rezultati është paracaktuar.
Në rrethana normale Kurthi nuk do fitonte as 40 deputetë , në rrethana të korrupsionit
endemik të votuesve , Kurthi e vazhdon diktaturën . Opozitë thuaja nuk ka sepse as që
mendojnë të bëjnë opozitë e që e lehtëson brutalitetin kurthian kundër çdo kundërshtari
real dhe imagjinar. Opozita nuk mendon që të bashkohet edhe nëse i bënë votat . Në

LDK janë dy persona që duan të rehatohen , Abdixhiku dhe Osmani , i pari si KM i
Bangladeshit , e dyta si presidente e Kurveleshit . Ky është qëllimi i tyre , jo bërja e
opozitës , jo detronizimi i Kurthit . Abdixhiku kurrë nuk është ndjerë LDK – ë , Vojsa
Osmani ishte xhelate e LDK – së . Po të kishte fuqinë e Albin Kurthit , Vojsa Osmani
është 100 herë më e keqe se Kurthi ! PDK – ë po mbështetet në elefantë politikë , ka
mbetur pa rini vepruese . AAK ka potencial të kufizuar politik ( 7- 8 deputetë ) por ka
potencial të madh për protesta .

Pas zgjedhjeve opozita nuk ka të drejtë të ankohet , ka pranuar rregullat e lojës të
Kurthit. Realisht , Abdixhiku dhe Vojsa Osmani lehtësisht i bashkohen Kurthit pas
zgjedhjeve . E patë se si u sollën ndaj Përparim Ramës pasi bëri koalicion me PDK – në
në Prishtinë . U distancuan nga Rama. Për t’i pëlqyer Kurthit .
Vojsa Osmani , xhelatja e LDK – së e kërcënoi Kurthin se pas zgjedhjeve i ka vetëm dy
mundësi ; ose ta bëjë përsëri presidente , ose ta bëjë këtë me komandantët e PDK – së
duke e përmendur shprehimisht emrin e Sami Lushtakut . Çfarë shantazhimi brutal dhe i
turpshëm i një të deklasuare që nuk ka guxuar të garojë vet por i ka lëshuar vezët e
qyqes në folenë e LDK – së. Këta nuk bëjnë koalicion me krahun e luftës por bëjnë
koalicion me krahun projugosllav dhe antikombëtarë të LV – së. Këta e sulmojnë
Përparim Ramën shkaku se ia kanë frikën karizmës së Ramës . Aktualisht , Përparim
Rama është personi më karizmatik në Kosovë dhe i vetmi person që mund ta bëjë
bashkë opozitën.
Rezultatet e mia preliminare dje janë të projektuara për një trup votues 800.000 deri
850.000 votues të vlefshëm .
A është Zoran Xhinxhiqi martiri i radhës i LV – së :
Antikombëtarja Fitore Pacolli – Subvencija dje përdhosi brutalisht emrin , kujtimin dhe
veprën e patriotit të madh , Isa Boletini duke e binjakëzuar me ideologun antishqiptar ,
Zoran Xhinxhiq. Çfarë turpi dhe poshtërsie ! Sot i ndanë , merreni me mend . Çka dallon
Fitore Pacolli nga Gashi , Gjinovci dhe Xhymshiti ? Asgjë , janë të një brumi ,
antikombëtarë dhe filojugosllavë . Dje , Fitore Pacolli deshi ta ringjallë Boro dhe
Ramizin përmes Zoran Xhinxhiqit dhe Isë Boletinit. Brutalisht e ulët. Sa e
pamëshirshme është jeta , nga bashkimi hipotetik kombëtar deri te bashkimi real dhe
konktëret i Zoran Xhinxhiqit dhe Isa Boletinit . Ku jeni Albin Kurthi , Dejona Mihali ,
Lenka Quko , Glauk SHIKU , Kaloshi dhe Baloshi ?
Atdheu në rrezik ! Nga trutharët dhe tradhëtarët !

Të ngjashme