Ekonomia Online
FUNDIT

Opozita kërkon izolim mbarëkombëtar, pas rëndimit të pandemisë në Indi

Opozita kërkon izolim mbarëkombëtar, pas rëndimit të pandemisë në Indi

Lideri opozitar në Indi, Rahul Gandi, ka bërë thirrje për izolim mbarëkombëtar teksa shifra e përgjithshme e të infektuarve me koronavirus të martën ka shkuar në më shumë se 20 milionë. Ky bilanc e bën Indinë vendin e dytë me më së shumti raste të infektimit në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vala […]

Lideri opozitar në Indi, Rahul Gandi, ka bërë thirrje për izolim mbarëkombëtar teksa shifra e përgjithshme e të infektuarve me koronavirus të martën ka shkuar në më shumë se 20 milionë.

Ky bilanc e bën Indinë vendin e dytë me më së shumti raste të infektimit në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vala e dytë brutale e pandemisë ka ngritur numrin e infektimeve në Indi për 10 milionë brenda vetëm katër muajsh, teksa dhjetë milionë rastet e para ishin shënuar gjatë një periudhe kohore prej 10 muajsh.

Gjatë dy javëve të fundit, India ka raportuar vazhdimisht nga të paktën 300 mijë raste të reja ditore me COVID-19. Aktualisht, vendi ka 3.45 milionë raste aktive. Ndërkaq, ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar se bilanci i saktë mund të jetë pesë deri në dhjetëfish më i lartë sesa që raportohet.

Duke shkruar në Twitter, lideri i opozitës ka bërë të ditur se e vetmja mënyrë për ndaljen e koronavirusit është ajo e izolimit të tërësishëm të vendit. Ai ka shtuar, gjithashtu, se mosveprimi i Qeverisë është duke i vrarë të pafajshmit.

Të ngjashme