Opozita kërkon shkarkimin e Qeverisë, dështoi ta rrënojë murin

Prishtinë | 01 Shk 2017 | 12:33 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partitë opozitare kanë mbajtur takimin për të diskutuar moszbatueshmërinë e rezolutës së nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës më 29 dhjetor për rrëzimin e murit në veri të Mitrovicës. Në këtë takimin nuk ishin të pranishëm shefat e grupeve parlamentare të LDK-së dhe PDK-së.

Opozita ka kërkuar shkarkimin e Qeverisë pasi që nuk rrëzoi murin e ngritur në veri nga pala serbe dhe se vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, raporton Ekonomia Online.

Iniciuesi i këtij takimi, Pal Lekaj, shef i grupit parlamentar të AAK-së tha se rezoluta e miratuar më 29 dhjetor e obligon Qeverinë që ta rrëzojë murin.

Ai gjithashtu citoi pikën e parë, e cila siç tha ai muri duhet të rrezohet deri më 31 janar 2017.

“Qeveri ka dështuar në zbatimin e rezolutës e cila është votuar edhe nga deputetët e pozitës. Qeveria duhet të jap dorëheqje, sepse kjo është shkelje e demokracisë, kjo qeveri e ka hup legjitimitetin e qytetarëve”, ka thënë Lekaj.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk do të mbajnë seancë të jashtëzakonshme për ketë temë, por e vetmja që mund të bëjnë është debati.

Në deklaratën e përbashkët të partive opozitare thuhet se moszbatimi i kësaj rezolute është vazhdimësi e shkeljeve të rezolutave të mëhershme nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Kjo është një praktikë e përhershme dhe mënyrë e qeverisjes e koalicionit PDK-LDK. Shpërfillja në këtë mënyrë e Kuvendit të Kosovës, tregon përcaktimin e kësaj qeverie për shkeljen konstante të demokracisë e cila vjen si pasohu e papërgjegjësisë së koalicionit qeverisës”, thuhet në deklaratë.

Në anën tjetër Glauk Konjufca  shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes ka thënë se për këtë temë nuk ka nevojë të  mbajë seancë të jashtëzakonshme.

“ Nuk ka nevojë të mbajmë seancë të jashtëzakonshme për këtë temë por ajo që ndoshta do të duhet të ndodh është një debat publik me të gjitha partitë. Qeveria rezolutat po i shfrytëzon për PR (marrëdhënie me publikun)”, ka thënë Konjufca i cili gjithashtu tha se opozita kurrë nuk ka qenë e ndarë. Sipas tij gjithmonë temat si demarkacioni, asociacioni, muri e tema të tjera kanë bërë bashkë opozitën.

 

Të ngjashme