Kuvendi i Kosovës ka diskutuar për rekomandimin për shkarkimin e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Nga partitë opozitare rekomandimi për shkarkim është kundërshtuar, teksa pozita e ka përkrahur atë, raporton Ekonomia Online.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se kjo parti e mbështet rekomandimin e Komisionit për shkarkimin e Bordit.
“Në emër të VV-së dhe rekomandojmë dhe e mbështesim në tërësi rekomandimin e Komisionit funksional. Kjo për shkak të disa arsyeve.
Bedri Hamza nga PDK-ja tha thënë që është duke u krijuar një praktikë e keqe në Kuvend, duke u krijuar komisione hetimore.
“Është vendos një praktikë dhe një precedencë e keq. Komisionet e Kuvendit në Komision Funksionale dhe shumë prej tyre janë bërë edhe komisione hetimore dhe Kuvendi po shndërrohet në gjykatë”.
“Është totalisht e padrejtë dhe e papranueshme me thanë që një institucion si RTK-ja nuk ka pas auditim. Dallon kur auditimin e kryen Zyra Kombëtare e Auditimit dhe kur auditimi kryhet nga bashkëpunëtorë të jashtëm”.
Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, tha se kjo parti distancohet nga ndërhyrja në RTK.
“Ajo çfarë po ndodhë e çfarë po shohim në këta tre muaj të kësaj qeverisje është sulm ndaj fjalës së lirë. Brigadat aktuale të partisë në pushtet sulmojnë çdo person që nuk mundon sikur ata. Çdo kush që nuk ka mendim të njëjtë me liderin e tyre, bëhet cak i sulmit të tyre. Mendoj që RTK-ja ka pasur nevojë për një auditim të thellë dhe të kërkohej llogari individuale dhe jo kolektive”.
“Kjo çfarë po ndodhë sot është një njollë e zezë për demokracinë tonë e për të cilin do të reagojnë edhe ndërkombëtarët. Kjo është kapje klasike e transmetuesit publik. LDK distancohet nga ndërhyrja në këtë institucion”.
Këtë rekomandim, deputeti i AAK-së Besnik Tahiri e ka cilësuar puro politik.
“Sot kemi vendosur në rendin e ditës një pikë që rekomandon shkarkimin e Bordit të transmetuesit publik, që në rrethana normale nuk është dashur as të vie e as të trajtohej në këtë formë. Është mëse e vërtetë që raporti që ka ardhur nga RTK-ja nuk ka qenë raport i mirë”.
“Ka pasur ngecje dhe edhe mua si anëtar i komisionit nuk më ka pëlqyer. Ka një diskrepancë të madhe në mes të raportit që kemi marrë ne dhe të punës së mirë që bëhet në RTK. Ky shkarkim për mendimin tim është puro politik dhe i njëanshëm”, ka thënë Tahiri.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë sot se edhe aktivistët e VV-së janë zhgënjyer me partinë e Albin Kurtit.
Kjo për shkak se sipas Tahirit, kjo parti në institucione publike është duke punësuar vetëm familjarë edhe jo aktivistë që i kanë mbledhur votat gjatë zgjedhjeve për partinë në pushtet.
“S’ka kurgjo të mirë prej juve. Besa po i zhgënjeni edhe aktivistët e juaj se a po e shihnim ma shumë kanë përparësi, nipi, daja e halla, se sa aktivisti. Sot ju po ja kallëzoni fytyrën edhe atyre që kanë nga pas juve me ja u mbledh votat juve. Sot edhe Kuvendin e keni shndërruar një një institucion që i sistemoni familjarët e juaj”.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka kritikuar qeverinë Kurti për qasjen sipas tij komuniste ndaj mediave.
Zemaj ka thënë se një eksponent i VV-së ka deklaruar se mediat e pushtetit do t’i ngrehin zhag kur të vijnë në pushtet.
“Sot po i ndërroni veprimet është mirë që s’po shkoni me i ngreh zhag aty por po tentoni me i shkarku në mënyrë kolektive”.
Zemaj në fjalën e tij tha se partia në pushtet duhet të deklarojë që po duan që RTK-ja të jetë zyrë informative.
“Thuani shkurt dhe shqip Mediumi Publik është interes për të qenë zyrë informative e Lëvizjes Vetëvendosje”.