Deputetja e VV-së, Doarsa Kica-Xhelili njëherësh edhe kryesuese e komisionit për Administratë Publike tha se anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK) nuk e kanë ushtruar funksionin në mënyrë të paanshme, prandaj edhe duhet të shkarkohen, raporton Ekonomia Online.
“Nuk e kanë ushtruar funksionin në mënyrë të paanshme”.
Kundër këtij shkakrimi ka qenë Mërgim Lushtaku nga PDK-ja. Ai tha se iniciativa për shkarkim po bëhet për motive politike e pa bazë ligjore.
“Është duke e ushtruar një qasje e pa shembull deri më tani i tillë është ky rast me nismën për shkarkimin, ky këshill është zgjedhur nga Kuvendi vetëm një vit më parë. Iniciativa për shkarkim po bëhet për motive politike pa prova dhe fakte e pa bazë ligjore”.
“…ne jemi kundër kësaj drame të turpshme, ju po e shkatërroni një praktik të mirë të vendosur vite me radhë”.
Edhe deputeti tjetër nga PDK-ja Memli Krasniqi ka kërkuar nga pozita që mos ta bënë rolin e gjykatës pas që nuk i’u ka hije.
“I keni votat e qytetarëve, amo ruaje i shtetin këtë copë shteti të dobët fragjil, mos e bëni Kuvendin gjykatë sepse nuk i’u ka hije as juve dhe nuk ju bën nderë as nesër”.
Deputeti nga radhët e LDK-së Agim Veliu tha se nuk ekziston asnjë arsye ligjore për shkarkim të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, raporton EO.
“Shprehi shqetësimin tonë të Komisionit që me shumicë një partiake ti rekomandojë kuvendit për ndërprerje të mandatit Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës në mënyrë të jashtëligjshme”.
Edhe nga AAK-ja kanë qenë kundër iniciativës për shkarkim.