Opozita lëshon sallën, shkak mungesa e Kurtit

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 16:27 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Disa nga deputetët e opozitës kanë lëshuar seancën ku po diskutohet për Programin e Qeverisë, pasi që sipas tyre debati nuk ka efekt pa praninë e kryeministrit Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Deputetë të LDK-së kanë lëshuar sallën: Agim Veliu, Arben Gashi, Armend Zemaj, Rezarta Krasniqi, Kujtim Gashi.

Arben Gashi i LDK-së, tha se do të kthehen në seancë nëse kryeministri paraqitet në sallë.

“Ne s’po kemi me kënd me debatua nëse ai kthehet ne sallë ne do te kthehemi nëse ai nuk është këtu ne po vazhdojmë në zyrat e tona”.

Besnik Tahiri në emër të AAK-së, tha se nuk ka pse të vazhdohet diskutimi.

“Nuk ja vlen te vazhdohet ky debat në këtë formë pasi që po mungojnë shumica e deputetëve dhe ministrave”.

https://vimeo.com/552414039

Të ngjashme