Opozita me kritika të ashpra për Kurtin për jontransparencë rreth marrëveshjes me Serbinë

Prishtinë | 02 Mar 2023 | 23:40 | Nga Ekonomia Online

Tri partitë opozita, PDK, LDK dhe AAK, kanë adresuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti se me pranimin e planit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka hequr dorë nga premtimet që ka dhënë në të kaluarën. Deputetët e këtyre partive kanë kërkuar nga Kurti tranparencë në dialog.

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën në orët e vona të së enjtes, ku po debaton për dialogun me Serbinë.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, vlerësoi se Kosova ka devalvuar me këtë marrëveshje. Ai ka bërë disa pyetje për Kurtin. Sipas tij duke e ditur se Serbia nuk ka implementuar marrëveshjet e kaluara, është më mirë që t’i thuhet jo kësaj marrëveshje.

Deputeti i VV-së, Jahja Kokaj, tha se Kosova e meriton lirinë. ‘Unë propozojë që të mobilizohemi pozitë e opozitë, në etapat kohore të tjerat ë japim mendime dhe që të vijmë tek ajo më e mira”, tha ai.

Deputeti i PDK-së, Hysen Berisha ka kritikuar Kurtin për pranim të këtij planit. Gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit të enjten mbrëma ku po diskutohet propozimi evropian, Berisha ka thënë se u bën apel partive opozitare, që të rreshtohen kundër siç ka thënë, bashkim-vllaznimit modern në Serbi, për ta kundërshtuar Asociacionin pa njohje.

Edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka adresuar kritika ndaj kryministrit Albin Kurti, duke e cilësuar se ka pasur rezultat të dobët. Zemaj ka kërkuar sqarime nga Kurti për marrëveshjen.

Ndryshe seanca u ndërpre gjatë ditës me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti që për tri orë u përplas me deputetë opozitare për planin evropian, për të cilin u pajtua të hënën në Bruksel.

Të ngjashme