Politikanët opozitarë në Guatemalë kanë kërkuar shkarkimin e udhëheqësit të Agjencisë për Emergjenca (Conred).
Ata kanë thënë se agjencia në fjalë nuk ka marrë parasysh paralajmërimet paraprake për shpërthimin e vullkanit Fuego.
Një figurë e lartë opozitare, Mario Taracena, ka thënë se qeveria duhet të hetojë nëse ka pasur ndonjë neglizhencë penale.
Nëntëdhjetenëntë persona është raportuar të kenë vdekur prej ditës së diel dhe rreth 200 të tjerë konsiderohen të zhdukur.
Fshatrat në maje të malit janë djegur si pasojë e hirit vullkanit dhe llavës së vullkanit.
Shpërthime tjera më të vogla dhe temperatura të larta u kanë vështirësuar ekipeve të shpëtimit procesin e punës.