Opozita në Shterpcë akuzon Komunën për diskriminim të komunitetit shqiptar

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Subjektet opozitare Nisma Socialdemokrate dhe LVV-ja, degët në Shtërpcë, kanë kërkuar një mbledhje të jashtëzakonshme të KK-së për të debatuar rreth një varg projektesh kapitale, të cilat janë anashkaluar nga Ekzekutivi.

Sipas opozitës, buxheti i Komunës për riparim të infrastrukturës rrugore në vlerë prej 496 mijë e 269 eurosh nuk përfshin ndonjë projekt për vendbanimet e komunitetit shqiptar, ndaj banorët po ndihen të diskriminuar nga kjo qeverisje.

Rifat Rrustemi, këshilltar në KK të Shtërpcës nga radhët e subjektit Nisma Socialdemokrate, ka thënë se Ekzekutivi komunal po vazhdon t’i diskriminojë qytetarët e komunitetit shqiptar derisa projektet kapitale dhe riparimet e infrastrukturës rrugore po i bën nëpër vendbanime sipas interesave politike e familjare.

“Drejtoria e Urbanizmit për 2019 ka planifikuar buxhetin në vlerë prej 496 mijë e 269 eurosh, për riparimin dhe rregullimin e infrastrukturës, mirëpo nuk e ka specifikuar asnjë projekt kapital se në cilin vendbanim apo në cilën lagje do të bëhen këto investime. Prandaj kërkojmë një mbledhje të jashtëzakonshme të KK-së për shkak se edhe në vitet e kaluara ka ndodhur po i njëjti problem dhe nuk është riparuar apo ndërtuar ndonjë projekt për komunitetin shqiptar. Qytetarët e fshatrave me shqiptarë po ndihen të diskriminuar nga kjo qeverisje sa u përket projekteve kapitale”, ka thënë Rrustemi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme