Opozita në Shtime akuzon Komunën për keqmenaxhim të parasë publike

Prishtinë | 03 Sht 2018 | 10:58 | Nga

Komuna e Shtimes në gjashtëmujorin e parë të këtij viti është treguar dorëlirë gjatë shpenzimit të parasë publike.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar në shumicën e kategorive vërehej se janë rritur shpenzimet, madje rritje enorme janë shënuar edhe në dreka e darka zyrtare, në karburante dhe në vizita zyrtare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ruzhdi Jashari, këshilltar në KK të Shtimes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka akuzuar Ekzekutivin e komunës se raporti financiar për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në krahasim me vitin paraprak, në shumë kategori buxhetore shënon shpenzime më të mëdha.

Sipas tij, në disa kategori shpenzimi i buxhetit është bërë shumëfish më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por si anomali ky raport shënon zero për qind me shpenzime të investuara në sektorin e bujqësisë.

“Janë shpenzuar dhjetëra e mijëra euro në shërbime kontraktuale (të punësimeve partiake militante) në vlerë prej 52.828,52 euro. Për darka e dreka zyrtare 7.326,20 euro, furnizim me ushqim dhe pije (dreka) jozyrtare 22. 501,25 euro, karburante 20.293,47 euro, shpenzime të telekomunikimit 6.042,45 euro, servisim veturash 8.682,04 euro, shpenzime për ekzekutim të vendimeve të gjykatave 5.058,46, subvencione 39.613,50, udhëtime zyrtare 2.031,00 euro dhe shpenzime të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme