Policia arreston në Shtime 25 vjeçarin e kërkuar

Prishtinë | 12 Jan 2022 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka njoftuar se sot rreth orës 09:15 në rrugën ‘’Tahir Sinani’’ në Shtime ka arrestuar një person me inicialet A.M (M/K), 25 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ me dënim burgimi prej tetë (8) muajve. Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme