Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se partia e tij është kundër mbajtjes së zgjedhjeve, por që janë të gatshëm për zgjedhjet .
Krasniqi në tryezën e VV me partitë politike, kërkoi nga opozita që nëse i kanë numrat ta rrëzojnë Qeverinë, por që askush nuk po bënë hap për zgjedhje, raporton Ekonomia Online.
Kjo ngase vendi nuk është në krizë, por opozita ëshë në një gjendje të tillë, prandaj ai konstaton se Kuvendi është organi i vetëm që mund të vendos për mbajtjen e zgjedhjeve.
“Jemi kundër zgjedhjeve, por jemi gati për zgjedhje. Urdhëroni niseni mocionin nëse doni zgjedhje, zgjedhjet nuk organizohen me tryeza, retorika dhe demagogji të kësaj natyre, dhe askush nuk po bën ndonjë hap për të bërë zgjedhjet”.
“Vendi nuk është në krizë, opozita është në krizë dhe ndoshta për shkak të krizës se vet po ju duket që është në krizë, vendi ka sfida por jo krizë. Tema e sotme është farsë se nuk ka interesim për zgjedhje”.
“Ju sot keni thirr tryezë me organizuar zgjedhje, bash Kuvendi është ai organ që vendos për zgjedhje, asnjëherë nuk ka vendos tryeza dhe as nuk do të ndodhë në të ardhmen”.
Ai shtoi se prijësi i kësaj tryeze e ka deformuar arsyen e takimeve që janë mbajtur deri më tash.
“Prijësi i kësaj tryeze e ka deformuar arsyen e takimeve që janë mbajtur deri më tash. VV nuk mori pjesë në tryezat e kaluara. Kemi një veprim të një anshëm nga organizatorët kundër konsensusit, në asnjë tryezë nuk kemi biseduar për zgjedhje”.
“Kjo legjislature ne 2018 krahasojeni me çdo vit, asnjëherë ore pune nuk ka pas, këto tryeza asnjëherë nuk janë menduar si zëvendësim të kuvendit, por forum i mendimeve për të lehtësuar punën e Kuvendit”.
Blerim Kuçi, nga AAK-ja, tha se nuk ka kuptim të kërkohen zgjedhjet e parakohshme, pasi që tryezat e kaluara kanë prodhuar rezultate që nuk mund të lihen anash, raporton Ekonomia Online.
“Edhe në takimin e parë kemi fol se nuk ka kuptim të kërkohen zgjedhjet e parakohshme. Kur opozita i ka votat, duhet kjo çështje në Kuvend, i keni 61 vota dhe bie kjo qeveri. Kjo temë e zëvendëson Kuvendin”.
“Kjo tryezë i anashkalon dakordimet që i kemi pasë në të dy tryezat. Nuk është kjo temë që kërkon konsensus nacional, reforma zgjedhore po apo temat tjera po, por jo rrëzimi i Qeverisë këtë mënyrë”.
Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate tha se opozita nuk ka numrat për të rrëzuar Qeverinë, prandaj edhe kjo është hera e fundit që kjo parti merr pjesë në tryeza që bëjnë thirrje për zgjedhje.
“Opozita nuk ka numrat për të rrëzuar qeverinë. Kjo do të jetë hera e fundit që Nisma merr pjesë për herë të fundit në tryeza për temën e zgjedhjeve. Nuk është gjenerozitet i mazhorancës të thirr tryeza kur nuk i ka votat, gjenerozitet është kurdo që ti keni votat të rrëzoni Qeverinë”.
“Nisma e LDK për të diskutuar në tryezë u mirëprit nga të gjitha partitë që me qëllim të arrihet të shteinsonojmë marrëdhëniet me njëri tjetrin, tryeza e sotme ka për synim të tensionojë, të kthejë rrotën mbrapa”.
“Ideja e tryezës, pse mos të flasim edhe për zgjedhje por të flasim në mënyrë konstruktive kur të gjitha palët të ndihen të përfaqësuara se si të shkohet në zgjedhje”.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/1783426641701190/