Opozita vendos të shtyjë protestën më 2 qershor, zbulohet shkaku

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Opozita e bashkuar ka vendosur sot që protestën e radhës ta zhvillojë jo më 31 maj, por në 2 qershor.

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga PD thuhet se ndryshimi i datës së protestës nga 31 maj në 2 qershor bëhet në respekt të Natës së Kadrit dhe të Ditës së Fëmijëve.

“Nisur nga fakti qe data 31 Maj është Nate Kadri, në respekt të besimtarëve myslimanë dhe nisur nga fakti që data 1 Qershor është dita e fëmijëve, protesta kombëtare do të mbahet më datë 2 Qershor 2019, ora 19.00, përpara Kryeministrisë”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme