Me pakon Junior IPKO ka gjetur një mënyrë të re për t’i mbajtur fëmijët të sigurt dhe të mbrojtur, ndërsa ata janë jashtë shtëpisë, në shkollë, apo duke e shijuar lojën e tyre.
Në pakon më të veçantë kushtuar fëmijëve – Junior, IPKO sot e ka shtuar edhe orën e mençur Alcatel Move Time, e cila është zgjidhje e përkryer për prindërit të cilët nuk mund të jenë afër fëmijëve të tyre gjatë gjithë kohës, por duan që vazhdimisht ta dinë vendndodhjen e tyre.
“Në pakon Junior ne duam të ofrojmë produktet dhe shërbimet më të mira, në mënyrë që prindërit dhe fëmijët të jenë vazhdimisht të lidhur dhe afër njëri-tjetrit. Kësaj radhe ne besojmë se e kemi gjetur zgjidhjen më të përkryer për një sfidë shumë të ndërlikuar sikurse kujdesi për fëmijët – sepse zgjidhja që ne tani po e ofrojmë ua mundëson prindërve që ta tejkalojnë këtë problem me shumë kontroll dhe vetëbesim”, ka thënë Alban Kastrati, drejtues i Marrëdhënieve me Publikun në IPKO.
Pako Junior me Alcatel Move Time:
IPKO Junior ua lejon prindërve të mbajnë kontakte të vazhdueshme me fëmijët e tyre përmes thirrjeve ose mesazheve zanore si dhe përcjelljes së vendndodhjes së tyre kur ata janë jashtë shtëpisë.
Ora e mençur kombinon teknologjitë e GPS dhe WiFi, bashkë edhe me 100 minuta në rrjetin e IPKO-s dhe 300 megabajt për të përcaktuar vendndodhjen e fëmijës. Fëmijët mund tu përgjigjen 10 deri 15 kontakteve ekzistuese dhe të bëjnë thirrje tek pesë numrat e regjistruar.
Ndërkaq prindërit mund ta çiftëzojnë orën e mençur me aplikacionin e IPKO Junior me telefonin e tyre mobil – që është në dispozicion për platformat më të mëdha mobile – iOS dhe Android.
Aplikacioni mobil i orës vjen me disa nga karakteristikat më të vlefshme të sigurisë për fëmijët duke përfshirë përcaktimin e zonës së sigurt për lëvizje të fëmijës, shtimin e më shumë anëtarëve të familjes, caktimin e numrave emergjent dhe shumë veçori tjera të cilat e bëjnë këtë pajisje të pazëvendësueshme për prindërit.
Kalimi i fëmijëve në pakon Junior është shumë i thjeshtë. Gjithçka që prindërit duhet të bëjnë është parapagimi mujor prej tetë eurosh, ose abonimi në pakon vjetore e cila përfshin edhe orën e mençur të mbushur me minuta, mesazhe dhe megabajt për kontakt të përhershëm me fëmijën.