Superliga e futbollit në Kosovë do të rikthehet në aksion pas pushimit dy javor.
Ndeshja hapëse e javës së 25-të do të luhet në qytetin e Prizrenit ku do të luhet derbi i rrafshit të Dukagjinit.
Liria do ta presë Besën, ku këtë takim do ta drejtojë Visar Kastrati me ndihmësit Granit Hyseni dhe Selami Haziri.
Prishtina të shtunën do ta presë Vëllaznimin në një ndeshje ku do të gjykohet nga Tefik Maloku.
Drita do të jetë nikoqire e Flamurtarit, ndërsa takimin do ta drejtojë Besnik Batalli.
Të dielën janë në program tri ndeshje të tjera.
Gjilani do ta presë Vllaznin e Pozhoranit ndërsa kjo ndeshje do të drejtohet nga Besfort Kasumi.
Derbi do të jetë në Drenas, ku Feronikeli pret Llapin.
Ndeshja e fundit do të jetë mes Trepçës ’89 dhe Drenicës që do të zhvillohet në ‘Riza Lushta’.