Minsku, kryeqendra e Bjellorusisë, mirëpret afro 4.000 sportistë e mijëra zyrtarë në ngjarjen që zhvillohet deri më 30 qershor.
Në mesin e mijëra sportistëve që parakaluan në paradën e shteteve në ceremoninë hapëse ishin edhe 12 portistë të Kosovës.
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka bërë publik orarin e zhvillimit të garave që do të zhvillohen të shtunën. Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova do të nisin të parat sfidën në Minsk.
Lojërat Evropiane janë ngjarja e vetme e madhe në të cilën Kosova paraqitet prej edicionit të parë. Në “Baku 2015”, Kosova kishte fituar medalje të bronztë, ndërsa për “Minsk 2019” pritshmëritë janë dukshëm më të mëdha.
Njoftimi i plotë i KOK-ut:
Orari i garave të sportistëve tanë për sot (e shtunë), me kohën🕙 tonë lokale🇽🇰
#Xhudo🥋
9:45 Nisin garat në kategorinë -52 kg. Majlinda Kelmendi garon rreth orës 10:20
10:00 Nisin garat në kategorinë -57 kg. Nora Gjakova garon rreth orës 10:30.
Garat e xhudos fillojnë në këtë orar, ndërsa finalet zhvillohen prej orës 16:00.
#Pingpong🏓
Ora 10:00, Fatih Karabaxhaku vs. Eëout Oostëouder (Holandë)
#Boks🥊
13:30 Patriot Behrami – Marko Zeljko (Kroaci), kategoria -69 kg
19:45: Ardit Delijaj – Gor Nersesyan (Armeni), -81 kg.