Besim Hasani vizitoi skitaren Era Shala, pas lëndimit të djeshëm

Prishtinë | 12 Jan 2020 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka vizituar sot skitaren Era Shala, e cila ndodhet në spitalin CHUV të Lozanës, pas lëndimit të rëndë të pësuar dje gjatë përgatitjeve në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”, transmeton Ekonomia Online.

Era theu këmbën e majtë, për çka iu desh që të kryejë rreth tri orë operim.

Hasani në emër të Lëvizjes Olimpike në Kosovë i shërim sa më të shpejtë dhe rikthim në garat e skitarisë, sport ky të cilin e donë me pasion.

“Era po mbahet shumë mirë. Edhe në këtë aksident që e ka pasur ka pasur fat, sepse sipas mjekëve një lëndim I tillë ka mundur të ketë pasoja në karrierën e saj të ardhshme, andaj pritet që pas një periudhe të caktuar kohore të shërohet në tërësi dhe t’iu kthehet shtigjeve të skijimit dhe besoj se do të kem shumë medalje nga Era”, u shpreh Hasani.

Pas lëndimit të djeshëm, gjendja e Erës është e mirë, ndërsa mbrëmë me sukses kaloi edhe operimin rreth tre orësh.

“Po ndihem më mirë pas lëndimit të rëndë. Dje isha ne trening, kur u rrezova dhe theva këmbën. Pastaj më kane dalë në ndihmë menjëherë trajnerët dhe kanë ardhur shërbimi emergjent i Zvicrës, të cilët më kanë marrë me helikopter dhe më kanë sjell këtu në spital, për çka i falënderoj shumë. Mbrëmë jam operuar dhe tani po rikuperohem këtu. Kujdesi është shumë i mirë”, u shpreh Shala për “noc-kosovo.org”.

16-vjeçarja është dashur të debutojë sot për Kosovën në disiplinën e sllallomit të madh në skijimin alpin.

“Po, sot kam pasur të garojë, e kam pritur shumë këtë moment, por ja që fati deshi të mos jem në gara. Normal jam e dëshpëruar, por unë nuk do të ndalem, do të synojë të përfaqësojë Kosovën edhe vitin e ardhshëm”, shtoi ajo.

Në fillim të vitit të ardhshëm do të mbahet Festivali Olimpik Dimëror Evropian (EYOF) në Vuokati të Finlandës.

Në LOD për të Rinj Lozana 2020 po merr pjesë edhe skitari Drin Kokaj, i cili do të debutojë nesër në sllallom të madh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme