Kosova do të përfaqësohet nga dy sportistë sot në ditën e katërt të Lojërave Evropiane “Minsk 2019” në Bjellorusi,
Xhudistja Loriana Kuka dhe boks Patriot Behrami do të kërkojnë sonte medalje në Minsk, që deri më tani e kanë arritur vetëm Majlinda Kelmendi, që rrëmbeu të artën dhe Nora Gjakova, e cila u stolis me medaljen e argjendtë.
Orari:
Xhudo
10:00 Loriana Kuka (-78 kg)
Boks
19:15: Çerekfinale, Patriot Behrami – Mangiacapre Vincenzo (ITALI)
Gjatë ditës së djeshme, Akil Gjakova (Xhudo), Shpëtim Bajoku (Boks) dhe Donjeta Sadiku (Boks), nuk ia dolën duke u eliminuar nga Lojërat Evropiane.