Xhudo pesë norma për Lojërat Evropiane, sportet e tjera asnjë

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Lojërat Evropiane ishin ngjarja e parë shumësportëshe në të cilën u paraqit Kosova. Në Baku në vitin 2015, Kosova fitoi medalje falë xhudos. Nora Gjakova fitoi medalje të bronztë në kategorinë deri 57 kilogramë.

Kosova u përfaqësua në disa sporte në edicionin e parë të Lojërave Evropiane, por vetëm xhudistet ishin konkurrente të denja për medalje, shkruan sot “Koha Ditore”. Skenar i ngjashëm pritet të jetë edhe në edicionin e dytë të Lojërave Evropiane, që mbahen në Minsk të Bjellorusisë prej 21 deri më 30 qershor të këtij viti.

Prapë vetëm xhudistët pritet të jenë konkurrentët e denjë për medalje, ndonëse Kosova do të prezantohet të paktën edhe në dy sporte të tjera. Në Minsk, Kosova do të paraqitet me plot pesë xhudistë.

Të gjithë marrin pjesë me normë të fituar, pra me rezultate kulmore në vitet e fundit. Në sportet e tjera, Kosova nuk e ka ende asnjë normë dhe as që pritet ta ketë. Faza kualifikuese ka përfunduar në shumicën e sporteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme