Orari i javës së 20-të në Ipko Superligë, dy ndeshje të premten, tri të shtunën dhe vetëm një të dielën

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Orari i javës së 20-të në Ipko Superligë, dy ndeshje të premten, tri të shtunën dhe vetëm një të dielën

Është publikuar orari për javën e 20-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Edhe java e 20-të ashtu si e 19-ta do të fillojë ditën e premte.

Kësaj radhe të premten do të zhvillohen dy ndeshje, teksa ato janë Drita – Drenica dhe Ferizaj – Llapi.

Të shtunën janë në program të zhvillohen tri takime, ku Feronikeli pret Trepçën ’89 ndërsa Dukagjini takohet me Gjilanin nga ora 13:00.

Me fillim nga ora 17:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet luhet derbi i madh mes Prishtinës dhe Ballkanit.

Për të dielën në program është të zhvillohet vetëm një ndeshje.

Në kryeqytet Flamurtari do të jetë nikoqir i Vushtrrisë në ndeshjen përmbyllëse të javës së 20-të. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme