Kujdestaria e Emergjencës në Shtime ndëshkohet për shpërfillje të orarit të punës

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqene Sociale ka ndëshkuar me heqje të mëditjes dhe me procedurë të mëtejshme disiplinore katër shërbyes në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime.

Dyshohet se mjeku kujdestar, dy infermierë dhe punëtori teknik kanë fjetur nëpër zyra pas mesnatës derisa një qytetar (bashkatdhetar) ka kërkuar një shërbim urgjent. Me këtë rast është njoftuar edhe drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Shtimes, Labinot Beqa, i cili ndërkohë e ka konfirmuar se i gjithë stafi i kujdestarisë në Emergjencën e QKMF-së kanë qenë në gjumë derisa një bashkatdhetar ka kërkuar shërbime mjekësore.

“Koha Ditore” ka kontaktuar me drejtorin Beqa i cili ka thënë se rastin e ka vërtetuar edhe nëpërmjet kamerave të sigurisë brenda institucionit, ndërkaq janë iniciuar procedura disiplinore ndaj gjithë stafit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme