Vdes një grua në Shtime, policia nis hetimet

Prishtinë | 03 Nën 2021 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Nga Instituti Special në Shtime është raportuar se ka vdekur një grua e cila ishte paciente aty.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

“HETIM I VDEKJES-Instituti Special Shtime 02.11.2021 – 00:50. Nga instituti është informuar se  viktima femër kosovare-paciente, ka ndërruar jetë . Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme