Elita e futbollit kosovar do të vazhdoj ndeshjet këtë fundjavë për javën e gjashtë.
Për dallim nga javët kaluese, këtë javë nuk do të ketë ndeshje ditën e shtunë, por vetëm të dielën e të hënën.
Java e gjashtë starton ditën e diel me tri ndeshje, dy nga to luhen nga ora 15:00 dhe një tjetër në mbrëmje nga ora 20:00.
Drita – Trepça ’89 luajnë në Gjilan, Dukagjini pret Feronikelin, ndërsa derbi i xhiros zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri mes Prishtinës e Gjilanit.
Ndërsa ditën e hënë janë në program tri ndeshjet tjera që fillojnë nga ora 15:00.
Ferizaj do të jetë nikoqir i Drenicës, Ballkani pret Vushtrrinë ndërsa Flamurtari para tifozëve të vet luan ndaj Llapit. /Telegrafi/