Orav u takua të martën me Rutten, thotë se dialogu është e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm

Prishtinë | 12 Mar 2025 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka njoftuar se është takuar të martën në Kosovë me shefin e NATO-s, Mark Rutted he zëvendësen e tij, Radmilla Shekerinska.

Në këtë takim, Orav theksoi se ikonfirmoi mbështetjen e BE-së për misionin e NATO-s në në Kosovë, KFOR-in.

“Përballë sfidave gjeopolitike, qëndrimi në rrugën drejt BE-së është vendimtar. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm”, shkroi ai në një njoftim në X.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte gjatë qëndrimit në Kosovë pati takime të ndara edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani si dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Ato u cilësuan si rikonfirmim i angazhimit të Kosovës për siguri në rajon dhe më gjerë.

Mes tjerash, në Prishtinë ai siguroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe presidenti Donald Trump, mbeten të përkushtuara në KFOR dhe në NATO.

Të ngjashme