ORCA: Avdullah Hoti dhe 11 profesorë të tjerë merituan avancimet në UP

Prishtinë | 15 Gus 2017 | 10:22 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ka organizuar aksionin e fundit sa i përket publikimit të emrave të profesorëve që janë avancuar në konkursin e fundit në Universitetin e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Këtë herë ORCA ka paraqitur 12 raste të profesorëve të rregullt të avancuar të cilët kanë qenë meritorë sa i përket numrit të publikimeve shkencore që në këtë rast kanë qenë pesë.

Koordinatorja e projekteve të ORCA-së Adea Kondirolli, tha se ky aksion përmbyll aktivitetin e kësaj organizate sa i përket publikimit të emrave meritor.

“ORCA me këtë rast përmbyll aktivitetin e saj lidhur me avancimet nga konkursi i fundit dhe përgëzon ata që kanë fituar thirrjet e reja në bazë të meritave sa i përket numrit të publikimeve shkencore dhe aspekteve të tjera që ORCA ka mundur të verifikojë”, tha Kondirolli, raporton EO.

Sipas Kondirollit, është nevojshme që edhe shoqërinë tërësi të tregohet korrekte duke njohur përpjekjen e këtë profesorëve të cilët sipas saj po ruajnë minimumin e cilësisë në universitetin më të madh në vend.

Profesorët të cilët sipas ORCA-së janë meritorë për avancimet në konkursin e fundit janë: Visar Morina, Avdullah Hoti, Eda Vula, Blerim Kamberi, Fehmi Zeqiri, Vjollca Sahatciu-Meka, Enver Hamiti, Ymer Mekaj, Fatbardh Gashi, Fatmir Faiku, Hasan Ahmeti dhe Shpend Elezi, raporton EO.

Ndërsa zëvendës drejtori i ORCA-së, Gramos Buçinca tha se ende janë duke pritur përgjigjeje nga inspektorati i arsimit lidhur me parregullsitë që ORCA ka publikuar muaj më parë.

Rreth një muaj më parë, ORCA ka paraqitur një ankesë para Inspektoratit të Arsimit në lidhje me rizgjedhjen e 24 profesorëve në Universitetin e Prishtinës me automatizëm.

 

Të ngjashme