Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka mbajtur ekspozitën me titull “Plagjiatura e Ministrit të Arsimit”, raporton Ekonomia Online.
Rron Gjinovci, nga kjo organizatë, përmendi 19 punimet shkencore që ministri kishte bërë ku vetëm për një punim duhet 6 muaj deri në një vit për ta përfunduar.
Në këtë rast, Gjinovci tha se nuk përjashtohen protestat ku do të kërkojnë nga ministri Likaj të japë dorëheqje.
“Pas një pune 3 vjeçare ku përfshihet Ramë Likaj kemi vendosur ta organizojmë një ekspozitë plagjiaturë”.
Gjatë hetimit që kanë bërë, Gjinovci tha se kanë parë që revistat e tyre janë mashtruese, raporton EO.
“Këtu në eksponatin e parë është punim i kopjuar duke mos u cituar pjesa e parë. Eksponati numër tre është plagjiaturë që përmban disa fjali ku gjuha angleze është e mjerueshme”.
Ai ftoi të qytetarët të shikojnë këto eksponate ku ministri Ramë Likaj është përfshirë në plagjiaturë.
“…kjo është një katastrofë sepse mbrëmë ministri foli për punën 20 vjeçare. Dikush për plagjiaturë nuk duhet të vazhdojë punën më”.