Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka paraqitur 11 raste të profesorëve të asocuar të avancuar të cilët kanë qenë meritorë sa i përket numrit të punimeve shkencore që në këtë rast është 3.
Këto raste kanë marrë rekomandim pozitiv nga analizat e ORCA-s e po ashtu janë zgjedhur në titujt e rekomanduar nga Senati i UP-së,raporton Ekonomia Online.
Udhëheqësja e hulumtimit, Venera Çoçaj tha se ky aksion është në shërbim të ngritjes së vlerave morale dhe etike në shoqërinë tonë.
“Në kohën kur Universiteti i Prishtinës është bë krizë nga përmbytja në një numër të madh publikimesh në revista të dyshimta, nevoja për duartrokitje të punës së atyre profesorëve që po përpiqen për një nivel minimal të integritetit akademik është me rëndësi të madhe”, tha Çoçaj.
Ndërsa zëvendës drejtori i ORCA-së, Gramos Buçinca, paralajmëroi që në ditët në vijim do të vazhdojnë me publikimin e emrave të e profesorëve të rregullt nga konkursi i fundit, raporton EO.
Sipas tyre këta emrat e profesorëve të asocuar meritorë për sa i përket numrit të punimeve shkencore të avancuar në konkursin e fundit: Haxhi Gashi, Qerim Qerimi, Adriatik Hoxha, Xhevat Krasniqi, Ganimete Minci Bejtullahu, Serbeze Kabashi-Muçaj, Meleq Bahtijari, Mimoza Ibrani, Bujar Fejzullahu, Nehat Baftiu, Ramë Miftari.
Ditë më parë ORCA ka publikuar emrat e 23 profesorëve-asistentë të cilët merituan avancimet e bëra në UP.