ORCA është e shqetësuar pas publikimit në medie të kërcënimeve ndaj studentëve të Parlamentit Studentor nga Arian Janova, i cili ishte dënuar nga gjykata e shkallës së parë për shitje notash në UP, por që u lirua nga gjykata e apelit me pretekstin se lënda nuk ka qenë e plotë meqë prokurori nuk e kishte paraqitur rrjetin e kryerjes së krimeve, pra nuk i ka përfshirë edhe profesorët.
ORCA është e indinjiuar me faktin edhe pas shfaqjes së dëshmive të pakontestueshme në publik se personi në fjalë është përfshirë në afera të ndryshme që kanë çuar në dënimin e tij kohë më parë, ai vazhdon të pritet nga anëtarë të caktuar të Këshillit Drejtues, Rektorati, Dekanët në takime formale e joformale.
Publikimi thirrjeve telefonike kërcënuese ndaj studentëve, forcojnë edhe njëherë bindjen tonë se ai po mundohet të rikrijojë rrjetin e tij të ndikimit pas një pushimi deri në përfundimin e rastit të tij gjyqësor.
ORCA kërkon nga Rektorati që të merren masa urgjente për parandalimin e shtrirjes së ndikimit nga persona të tillë dhe kërkon ndërprerjen e menjëhershme të takimeve të zyrtarëve të UP-së me persona të tillë.
Me këtë rast ORCA i bën thirrje organizatave studentore që ta bojkotojnë bashkëpunimin me këtë person dhe personat që janë të lidhur me të.