ORCA ka monitoruar mbledhjen e sotme të Senatit të Universitetit të Prishtinës, ku janë marrë shumë vendime që sipas ORCA-s janë të duhura në luftën për cilësi më të mirë. Në mbledhjen e sotme, Senati ka refuzuar shumë vendime të Inspektoratit të Punës që ishin kundër parimeve të cilësisë dhe integritetit akademik.
ORCA përgëzon Senatin për futjen në listën e revistave të dyshimta revistën “Acta Universitatis Danubius”. Kjo revistë ka shkaktuar konfuzion në avancimet e fundit. Senati në mbledhjen që u zhvillua sot, ka vendosur që kjo revistë të mos merret parasysh për avancime në UP duke e bërë atë pjesë të listës së revistave të dyshimta.
Kjo është rruga e duhur që po e ndjekë dhe të cilën duhet ta ndjekë senati dhe menaxhmenti i UP-së. Vetëm duke i bërë më rigoroze kriteret dhe rregullat rritet cilësia në arsimin e lartë.