ORCA: Shqetësuese, shtesat në paga të universiteteve publike

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

ORCA ka publikuar sot raportin “Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike të Kosovës: Menaxhimi i financave”, përmes të cilit është gjetur se në vitin 2019 ka pasur rënie në krahasim me vitin
2018 të pagesave shtesë të stafit menaxherial të shtatë universiteteve publike, mirëpo ato përsëri mbeten të larta dhe kjo përbën shqetësim për shpenzimin efikas të fondeve publike.

Sipas deklarimeve të pasurisë për vitin 2019 të cilat janë publikuar në vitin 2020, personi me të ardhurat më të larta nga stafi akademik i universiteteve publike është Bajram Kosumi, rektor i Universitetit të Gjilanit. Të ardhurat e tij mujore arrijnë shifrën 2,973 Euro në muaj. Prej tyre, 1,690 Euro janë shtesa apo 132% e pagës mujore e cila është 1,283 Euro. Krahasimisht, rroga më e lartë në Kosovë, ajo e Presidentit, është 2,390 Euro në muaj, sipas ligjit të ri të pagave për sektorin publik.

  • 5 pjesëtarët e stafit menaxherial me të ardhurat më të larta paguhen mesatarisht nga 2,873 Euro në muaj.
    Prej tyre, 1,521 Euro janë shtesa, apo sa 112% e pagës mesatare mujore e cila është 1,352 Euro.
  • Rektorët e universiteteve publike paguhen mesatarisht nga 2,597 Euro në muaj. Prej tyre, 1,244 Euro
    janë shtesa, apo sa 92% e pagës mesatare mujore e cila është 1,353 Euro.
  • Prorektorët e universiteteve publike paguhen mesatarisht 2,132 Euro në muaj, nga të cilat mesatarisht
    863 Euro janë shtesa.
  • Dekanët e universiteteve publike paguhen mesatarisht 2,066 Euro në muaj, nga të cilat mesatarisht 837
    Euro janë shtesa.
  • Prodekanët e universiteteve publike paguhen mesatarisht 1798 Euro në muaj, nga të cilat mesatarisht
    581 Euro janë shtesa.

http://orca-ks.org/wp-content/uploads/2020/10/Menaxhimi-i-Financave-2020.pdf

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme